Emery kërkon përforcime, Villareal me ofertë për dy mesfushorët e Valencias

Emery kërkon përforcime, Villareal me ofertë për dy mesfushorët e Valencias

Villarreal mendon të bëjë dy goditje të rëndësishme në mesfushë për të zëvendësuar të larguarit Bruno dhe Santi Cazorla. 

Trajneri i emëruar së fundmi, Unai Emery dëshiron lojtarë me eksperiencë mbi supe dhe ka kërkuar dyshen Coquelin-Dani Parejo nga Valencia.

Këta të fundit janë të detyruar të bëjnë disa shitje për shkak të Fair Play-t Financiar dhe nuk do të bëjnë rezistencë për largimin e mesfushorëve, edhe pse Parejo mban shiritin e kapitenit. Të dy lojtarët së bashku vlerësohen 30-35 milionë euro dhe afrimi i tyre do të kompletonte Villarrealin që synon të luftojë në të gjitha frontet.