​Pompeo javën e ardhshme për vizitë në Slloveni

​Pompeo javën e ardhshme për vizitë në Slloveni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të arrijë javën tjetër në Slloveni, si pjesë e një turneu katër-ditor në Evropë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë konfirmoi lajmin dhe deklaroi se me atë rast Pompeo do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për kushtet e sigurisë për futjen e rrjetit mobil 5G, raporton agjencia e lajmeve STA.