Raptors mposhtin Bucks, Nuggets bien në fund ndaj Lakers

Raptors mposhtin Bucks, Nuggets bien në fund ndaj Lakers

Toronto Raptors treguan forcën ndaj Milwaukee Bucks në përplasjen mes dy ekipeve më të mira të Lindjes, duke fituar me rezultatin 114-106.

Kanadezët, edhe pse kishin mungesa të shumta (Kyle Lowry, Fred VanVleet e Serge Ibaka) shfrytëzuan faktin që te Bucks nuk ishte i pranishëm “ylli” i skuadrës, Giannis Antetokounmpo, i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje dentare.

Një sfidë e ekuilibruar në pjesën e parë, por Raptors morën një epërsi të konsiderueshme në periodën e tretë dhe në fillim e 12-minutëshit të fundit shkuan deri +22 pikë, diferencë që rezultoi e parikuperueshme për Bucks, me gjithë përpjekjet në minutat e fundit. Statistikat tregojnë që tre shënuesit më të mirë i përkasin skuadrës kanadeze: Bucher, Thomas e Pawell, respekivisht me 25, 22 dhe 20 pikë. Pavarësisht kësaj disfate, Bucks mbeten në krye të Konferencës së Lindjes me katër fitore me shumë se Raptors.

Një përballje plot rivalitet u zhvillua mes Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets, por në momentin më vendimtar të sfidës, në minutat e fundit, kalifornianët morën kryesimin duke triumfuar me vetëm tri pikë diferencë, 124-121.

Merita kryesore në këtë sukses të Lakers ishte e LeBron James, autor i një “double double”, 29 pikë dhe 12 “rebound”, pa harruar ndihmën që dhanë Davis dhe Kuzma respektivisht me 27 dhe 25 pikë.

Indiana Pacers nuk ia dolën të merrnin fitoren e radhës përballë Miami Heat, në sfidën mes vendit të katërt dhe të pestë. 114-92 triumfoi skuadra nga Florida, e udhëhequr nga Jimmy Butler, që shënoi 19 pikë dhe rikuperoi 11 topa. Heat marrin vendin e katër në Lindje me një fitore më shumë se Pacers.