Sevilla e kalon Wolverhamptonin, në gjysmëfinale takohet me Man. Unitedin

Sevilla e kalon Wolverhamptonin, në gjysmëfinale takohet me Man. Unitedin

Sevilla ka fituar përballjen dramatike ndaj Wolves, duke siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Skuadra spanjolle ka arritur të mposht anglezët e Wolves 1:0, me golin e fitores të shënuar në fund të ndeshjes.

Wolves pati një mundësi të mirë të kalonte në epërsi në minutën e 13’, kur Adama Traore fitoi një penallti.

Por, nga pika e bardhë dështoi Raul Jimenez.

Vazhdimi i ndeshjes solli lojë me ritëm të lartë, por edhe me raste të mira shënimi.

U desh të pritej minutën e 88’, për golin e vetëm të kësaj ndeshje, të shënuar nga Lucas Ocampos.

Në gjysmëfinale, Sevilla takohet me Manchester United.