Aksion i madh në Bosnje: Arrestohen 17 policë

Aksion i madh në Bosnje: Arrestohen 17 policë

Në operacionin policor “DAR 1”, i cili u krye në zonën e Kantonit të Sarajevës, Kantonit Zenica-Doboj dhe në Lindje të Sarajevës, u arrestuan 17 policë, njoftoi Prokuroria e Sarajevës.

Siç u tha, kjo është përballja më e madhe me radhët e policisë në periudhën e pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë, raporton klix.ba.

Lexo Edhe:

Babai kosovar i dhunoi, nëna zvicerane iu dha jashtëqitje për të ngrënë, nis gjykimi për prindërit monstra

Po merren masa dhe veprime kundër 17 oficerëve të policisë së Njësisë së Trafikut të Drejtorisë së Policisë KS MUP, të cilët dyshohet se kanë kryer më shumë se njëqind vepra penale.

Sipas tyre, policët raportohet se kanë pranuar dhurata dhe përfitimeve të tjera duke shpërdoruar pozitën ose autoritetin, njofton prokuroria boshnjake, transmeton Telegrafi.

Ministria e Brendshme raportohet se ka punuar gjatë në këtë rast, e cila rezultoi me arrestimin e zbatuesve të ligjit.

Ndryshe, Drejtoria e Policisë e Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës zhvilloi aksionin nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë të MPB-së së Kantonit Zenica-Doboj, Administratën e Policisë Lindore të Sarajevës dhe me ndihmën teknike të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

 

 


MË SHUME NGA Rajoni