Pompeo do të takohet me homologun grek pas tensioneve në Mesdhe

Pompeo do të takohet me homologun grek pas tensioneve në Mesdhe

Sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo, do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, do të takohen të premten në Vjenë pas mosmarrëveshjes mes Athinës dhe Ankarasë rreth burimeve natyrore në Mesdhe.

Takimi mes kryediplomatëve vjen disa ditë pasi Turqia dërgoi një anije për hulumtime sizmike në një zonë të detit që Greqia pretendon se është e vetja.

Turqia ka thënë se planifikon të bëjë kërkime për gaz dhe të lëshojë leje për nxjerrje të gazit në atë rajon, që shtrihet mes Kretës dhe Qipros, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Veprimi i fundit i Turqisë, i cili erdhi disa ditë pasi Greqia nënshkroi marrëveshje me Egjiptin, që e zemëroi Ankaranë, i ka rritur tensionet mes vendeve fqinje, duke i thënë fund një periudhe të qetë, të ndërmjetësuar nga Gjermania.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për vazhdim të bisedimeve të drejtpërdrejta mes Turqisë dhe Greqisë, të cilat u ndërprenë muajin e kaluar.


MË SHUME NGA Rajoni