Vojvoda, afër klubit të njohur italian
BKT
Sport

Vojvoda, afër klubit të njohur italian

Mërgim Vojvoda është pranë transferimit në Itali.

Mbrojtësi spikati me Standard Liege sezonin e shkuar, duke u zgjedhur madje si lojtari më i mirë në krahun e djathtë.

Dardani ka rënë dakord me Atalantën, sikurse raportojnë mediat në Belgjikë.

Tani klubet po bisedojnë për ë gjetur gjuhën e përbashkët për shumën e transferimit.

Atalanta deri më tani ofron 4 milion euro për kartonin e Vojvodës, kurse Standard Liege do 6 milion euro.

Kjo për shkak se Mouscrone ka 20% të kartonit dhe do të marrë pjesën e vet në rast transferimi të mbrojtësit të Kosovës.