11:58 / 16.08.2020
Jo vetëm Tonali, Interi kërkon emra të mëdhenj!
Sandro Tonali është shumë afër kalimit te Interi, por duket se italiani nuk do të jetë mesfushori i vetëm që do bashkohet me zikaltërit.
Mediat italiane raportojnë se klubi nga Milano do të afrojë edhe një emër të madh për mesfushën.
Madje janë 3 lojtarë që po ndiqen nga drejtuesit zikaltër. Bëhet fjalë për, Sergej Milinkoviç-Saviç të Lacios, Toni Kros i Real Madrid dhe Ngolo Kante i Çelsit.
Të 3 këta futbollistë pëlqehen shumë nga drejtuesit e Interit dhe do të përpiqen të afrojnë të paktën njërin nga këta.























