Moldavia publikon listën anti-Kosovë
BKT
Sport

Moldavia publikon listën anti-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nisë fushatën kualifikuese për Ligën e Kombeve më 3 shtator ndaj Moldavisë.

UEFA ka konfirmuar se ndeshja Moldavi – Kosovë do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë. Kjo ndeshje në program është më 3 shtator, nga ora 20:45.

Moldavia ka refuzuar që të organizojë ndeshjen në territorin e saj për faktin se nuk e njeh Kosovën. Moldavët pretendojnë që edhe ndeshja në të cilën Kosova është vendase të luhet në terren neutral. Por një mundësi të tillë e ka përjashtuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Moldavia ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Kosovës, ndonëse kanë mbetur edhe disa javë. Përzgjedhësi i Moldavisë, Engin Firat, ka publikuar listën e gjerë për dy ndeshjet e shtatorit. Firat ka ftuar 28 lojtarë. Gjysma e tyre luajnë jashtë Moldavisë.

Njëmbëdhjetë prej tyre luajnë në skuadra moldave, kurse tre lojtarë aktualisht janë pa skuadër për momentin.

Për dallim nga përzgjedhësi moldav, ai i Kosovës Bernard Challandes ende nuk e ka shpallur listën.