UFC cakton dy kandidatët për titullin vakant
BKT
Sport

UFC cakton dy kandidatët për titullin vakant

Vetëm 24 orë pas vendimit të Jon Jones për të hequr dorë nga titullin kampion bote në peshën e mesme (deri 93 kg) zyrtarizohen dy sfiduesit që do të duelojnë mes tyre në kafaz, për të marrë gjerdanin e këtij Divizioni.

Në eventin UFC-253, që zhvillohet më 26 shtator, do të përballen mes tyre Dominic Reyes dhe Jan Blachowicz.

Për Reyes kjo është mundësia e dytë radhazi të duelojë për titullin e këtij Divizioni, pasi që në muajin shkurt të këtij viti, u mund nga Jon Jones me vendim unanim të gjyqtarëve në eventin UFC-247.

Reyes me 12 fitore dhe 1 humbje, shihet si favorit ndaj Blachowickz, që ka 26 fitore e 8 humbje në artet marciale mikse.

“Gjithçka është zyrtare. Reyes dhe Blachowicz do të duelojnë në UFC-253 për titullin vakant”,  tha Dana White, ndërkohë që lajmi u konfirmua edhe nga UFC.