15:18 / 20.08.2020
Bielsa me Leeds United edhe në Premier League, rinovimi më pranë!
Pas 16 vitesh Leeds United do të luajë në elitën e futbollit anglez, në Premier League dhe kjo falë vetëm Marcelo Bielsas.
Trajneri argjentinas është arkitekti i ringritjes së skuadrës dhe tifozët nuk e mendojnë aspak ekipin pa El Locon. Duke përjashtuar surprizat e mëdha, Bielsa do të drejtojë ekipin edhe për një vit pasi palët kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2021. Trajneri argjentinas i mbetet besnik traditës së tij duke zgjatur gjithmonë me nga një vit kontratën me klubet ku ai angazhohet.























