Thiago Silva drejt rikthimit në Serie A, Ribery e bind!
BKT
Sport

Thiago Silva drejt rikthimit në Serie A, Ribery e bind!

Fiorentina e Commissos do të jetë protagoniste në merkaton e verës me emra të rëndësishëm. Drejtuesit duan një ekip me talente të ndërthurur me lojtarë me eksperiencë si Ribery dhe i dyti në listë pritet të jetë Thiago Silva.

Shtypi italian shkruan se klubi vjollcë ka marrë “ok” nga mbrojtësi brazilian për t’u transferuar pas përfundimit të finales së Champions League. Marrëveshja mes palëve është pranë për një kontratë 2-vjeçare ku mbrojtësi do të përfitojë 4 milionë euro në vit.