Interi, gati ofertën e çmendur për Kumbullën
BKT
Sport

Interi, gati ofertën e çmendur për Kumbullën

Sipas L’Arena, Inter do të kthehet në sulm për qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla pas finales së Europa League.

Klubi zikaltër duket se është gati të ofrojë 18 milionë euro, kartonin e Eddy Salcedo (vlerësohet 8 milionë euro) për 20-vjeçarin e Veronas dhe huazimin e një të riu mes mesfushorit Lucien Agoume dhe sulmuesit Sebastiano Esposito, të dy 18-vjeçarë.

25 ndeshje dhe 1 gol për yllin kuqezi në 25 ndeshjet e luajtura në Serinë A me Verona-n në këtë sezon.