22:34 / 20.08.2020
S’ka më dyshime, Armando Broja “fluturon” drejt skuadrës së re
Nuk ka më dyshime, Armando Broja, do të veshë fanellën e skuadrës së Vitesses sezonin e ri, ku do të luajë si u huazuar nga gjigantët e Chelseas.
Ka qenë vetë sulmuesi shqiptar, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar se është duke fluturuar drejt Holandës, ndërkohë ditët e nesërme, pritet të vijë dhe zyrtarizimi te skuadra e re.
Kujtojmë që Broja, është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, teksa pritet shumë nga ai në të ardhmen. Huazimi në kampionatin holandez do ta ndihmojë sulmuesin të rritet, duke marrë më shumë minuta.
19-vjeçari debutoi sezonin që shkoi me fanellën e Chelsea në Premier Ligë, një arritje mjaft pozitive kjo për një futbollist të ri si Broja.























