Fury po e humb durimin, ky është mesazhi për Wilder
BKT
Sport

Fury po e humb durimin, ky është mesazhi për Wilder

Tyson Fury i ka kërkuar Deontay Wilder të thyejë heshtjen dhe të kthejë një përgjigje në lidhje me datën e sfidës së tretë mes tyre.

Boksieri britanik kërkon ta zhvillojë këtë sfidë në fund të këtij viti, duke refuzuar shtyrjen e tij në muajt e parë të 2021-shit si pasojë e koronavirus.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, Fury i ka dërguar një mesazh Wilder.

“Ku je futur? Koha po kalon. Nuk do të të pres përgjithnjë. Ka të tjerë legenë në Divizionin që unë dua t’i ha për mëngjes”, shkruan Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC.

Menaxheri i Fury, Frank Warren, ka konfirmuar se ai do të rikthehet në ring në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që nuk dihet vendi edhe pse kjo sfidë mund të zhvillohet pa tifozë.

Ndërkohë, WBC ka mandatuar Dillian Whyte të përballet me fituesin e trilogjisë Fury-Wilder.