Zidane: Do të më pëlqente ta drejtoja Francën
BKT
Sport

Zidane: Do të më pëlqente ta drejtoja Francën

Trajneri Zinedine Zidane ka lënë të hapur mundësinë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas disa kohësh.


“Kam folur edhe në të kaluarën për këtë gjë. Jam trajner ndaj përse nuk mund të drejtoj Kombëtaren e Francës?

Nuk ka asgjë të re. Nëse do to të ndodhë, është mirë. Të gjithë kanë historinë e tyre, edhe unë me Francën. Eksperienca ime me Kombëtaren ka qenë fantastike deri në ndeshjen e fundit (goditi Materazzin në Kupën e Botës dhe u ndëshkua me karton të kuq). Ka pasur ulje dhe ngritje, por historia ime me Francën ka qenë e bukur”, ka thënë Zidane.