Nuk la shenjë te Juventusi, Ramsey pranë rikthimit në Premierligë
BKT
Sport

Nuk la shenjë te Juventusi, Ramsey pranë rikthimit në Premierligë

Me ardhjen e Pirlos, Juventusi do të jetë një kantier i vërtetë ku priten afrime dhe largime në skuadër.

Aaron Ramsey mund të mbyllë aventurën me bardhezinjtë pas vetëm një sezoni ku nuk arriti të impresiononte në fushë dhe e ardhmja do të jetë sërish Premierliga.

Manchester United kryeson garën për fantazistin uellsian teksa admiruesit e tjerë nuk mungojnë me West Ham dhe Crystal Palace që po ndjekin zhvillimet mes lojtarit dhe Juventusit. /Lajmi.net/

Ish-lojtari i Interit nuk pret provokime në Shqipëri dhe kërkon fazën e grupeve.

“Kemi edhe dy ditë për të përgatitur sfidën, jemi në momentin që po bëjmë analizën e kundërshtarit. E pamë ndeshjen e tyre në Tbilisi, goli i dytë erdhi gjysmë nga një kundërsulm. Përvoja është e rëndësishme në këtë kompeticion. Duhet të futemi me ide të qarta në 15 minutat e para dhe të studiojmë kundërshtarin. Duhet të hyjmë në lojë për të kontrolluar atë.

Provokime? Shkojmë për të luajtur futboll aty dhe për ne është sport ku do garojmë për rezultat të mirë. Nuk pres gjë tjetër veç futbollit. Jemi mirë taktikisht dhe lamë disa lojtarë pushim për të mos u dëmtuar përpara një ndeshje të rëndësishme si kjo”, tha mes të tjerash Stankovic./PanoramaSport/