Challandes shpall listën, mungojnë Muriqi e Zhegrova
BKT
Sport

Challandes shpall listën, mungojnë Muriqi e Zhegrova

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë, më 3 shtator dhe kundër Greqisë, më 6 shtator. 

Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 31 gusht, derisa përzgjedhësi Challandes në po atë ditë do të mbajë konferencë për media, në orën 11:00, në hotel “Emerald”. Në listën primare të trajneri zviceran janë 22 futbollistë, ku nuk ka ndonjë risi nga herët e kaluara, përveç rikthimit të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut pas shumë muajve mungesë, derisa mungojnë sulmuesi Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova. Ndërkaq, kësaj liste për ndeshjen me Greqinë do t’i bashkohen edhe lojtarët nga Kombëtarja U21, Lirim Kastrati, Florent Muslija dhe Arbenit Xhemajli, derisa Challandes ka lënë edhe tre emra rezervë në rast nevoje, e ata janë Anel Rashkaj, Mirlind Kryeziu dhe Florian Loshaj.