21:55 / 25.08.2020
Tirana e pafat, eliminohet nga C.Zvezda
Tirana është eliminuar nga faza kualifikuese e Ligës së Kampionëve. Kampionët e Shqipërisë janë mposhtur 0-1 nga serbët e Crvena Zvezdës në ‘Air Albania Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Tirana i pati disa mundësi të mira, madje edhe e qëlloi shtyllën nëpërmjet Muçit, por nuk arriti t’i konkretizojë rastet në gola. Në anën tjetër, golin e fitores mysafirët serb e shënuan në minutën e 67′, me anë të portugezit Tomane me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndorja. Kjo ndeshje u zhvillua pa praninë e tifozëve, shkaku i situatës me COVID-19. Tirana, tani garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.























