Messi e fton Neymarin t’i bashkohet Manchester Cityt
BKT
Sport

Messi e fton Neymarin t’i bashkohet Manchester Cityt

Duket se e ardhmja e Lionel Messit nuk do të jetë te Barcelona dhe po pritet transferimi i tij te një skuadër tjetër.

Sipas të gjitha gjasave, ylli argjentinas dëshiron që karrierën ta vazhdojë te Manchester City, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.

Së fundmi, sipas gazetarit të ESPN, Jorge Nicola, Messi e ka telefonuar edhe ish bashkëlojtarin e tij te Barcelona, brazilanin  Neymar, të cilin e ka ftuar  që t’i bashkohen Manchester Cityt.

Mirëpo sipas mediave spanjolle kjo gjë është shumë e vështirë që të ndodhë.