Diaz është i Milanit
BKT
Sport

Diaz është i Milanit

Milan ka arritur marrëveshje me Real Madrid-in për sulmuesit Brahim Diaz.

Sipas Gazzetta dello Sport, “Rossonerët” do ta huazojnë lojtarin me mundësi blerje dhe nëse e aktivizojnë, atëherë Real-i ka të drejtë ta rikthejë në skuadër pas disa viteve.

Marrëveshja mes klubeve është arritur, kurse tani varet nga Diaz nëse dëshiron të transferohet në “San Siro”.

Ish sulmuesi i Manchester City-t ka zhvilluar 21 ndeshje për “Los Blancos”.

Mirëpo, momentalisht nuk ka vend në formacionin e “Mbretërve” shkaku i konkurrencës së madhe.