18:14 / 27.08.2020
Gjilani-APOEL, formacionet zyrtare
Pas pak do të nis ndeshja mes Gjilan-it dhe APOEL-it, e vlefshme për Evropa Ligë.
Nënkampioni i Kosovës synon të shkruajë historinë me fitore ndaj skuadrës nga Qipro, duke marrë parasysh se kundërshtarët për shumë vite ishin pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.
Tashmë të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Rapa, Kastrati, Veliu. Ferreira, Hila, Keita, Useini, Hajdari, Nikac, Progni.
APOEL: Silva, Santos, Lundemo, Vincenti, Tamari, Zahir, Klonaridis, Merkis, Jensen, Ioannou, Mihalovic.
Përballja nis në ora 19:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.























