Gjilani-APOEL, ja çfarë thonë Sahiti e Krasniqi
BKT
Sport

Gjilani-APOEL, ja çfarë thonë Sahiti e Krasniqi

Pas pak minutash do të nis ndeshja mes Gjilan-it dhe APOEL-it, e vlefshme për Evropa Ligë, raporton RTKLive.com.

Nënkampioni i Kosovës synon të shkruajë historinë me fitore ndaj skuadrës nga Qipro, duke marrë parasysh se kundërshtarët për shumë vite ishin pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. APOEL 28-të herë ka fituar titullin e kampionit në Qipro.

Ndihmëstrajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se skuadrën gjilanase e pret një duel tejet i vështirë, sepse sipas tij, APOEL është një ekip i fortë dhe më përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.

“Një klub shumë i organizuar, e kanë ditë që do të përfaqësohen në Europa Ligë dhe kanë marr lojtarët e kanë dërguar në karantinë në kompleksin planet, kjo ka ndikuar që asnjë lojtarë të mos del pozitiv. Gjilani ka treguar një profesionalizëm dhe organizim të madh”, tha Sahiti.

“Kjo ndeshje nuk është nivel i ndeshjes se parë, por edhe nivel krejt tjetër. APOEL në vitin 2008 ka qenë në mesin e tetë klubeve më të mira. E ka një përvojë të madhe, por ky nuk është fakt se Gjilani do të dorëzohet. Edhe Gjilani ka lojtarë më përvojë sepse ka marrë lojtarë nga Shqipëria. Motivi, energjia, dhe shpresoj se këta lojtarë të jenë të motivuar dhe të japin maksimumin”, theksoi Sahiti.

Edhe Ramiz Krasniqi, një tjetër trajner i njohur në vendin tonë, e mendon të vështirë sfidën e Gjilanit me skuadrën qipriote. Krasniqi mendon se mangësi tek gjilanasit është fakti se gjithë lojtarët e nënkampikonit të Kosovës nuk kanë luajtur terë vitin bashkë. Megjithatë, Krasniqi beson së Gjilani do të ketë paraqitje të mirë, edhe pse ai thotë së APOEL është një skuadër më përvojë të madhe evropiane.

“Për ekipin e Gjilanit mendoj se është në mangësi, sepse ka ekip që nuk është koordinuar mirë, pasi lojtarët që nuk kanë luajtur terë vitin bashkë”, pohoi Krasniqi.

“APOEL është ekip në nivel që duhet te respektuar, por jo të frikësohemi, dhe së më lojë të mirë, motiv të madh, atëherë loja do të jetë më e mirë”, tha Krasniqi.

Ndeshja Gjilani-APOEL nis në orën 19:00 dhe transmetohet të RTK. /rtklive/