Ylli i ‘Dardanëve’ të rinj firmos për dy herë kampionin e Norvegjisë
Siç raporton klubi përmes faqes zyrtare, Kreshnik Krasniqi ka arritur marrëveshje me klubin norvegjez, Stromsgodset deri në verën e vitit të ardhshëm.
Përkundër interesimit zyrtar të klubeve angleze si Barnsley (Championship) dhe rishtazi Sheffield Uniter (Premier League), klubi arriti ta bind Krasniqin dhe përfaqësuesit e tij të vazhdojnë bashkëpunimin mes vete.
Burimet e afërta me kompaninë që menaxhon lojtarin e konfirmojnë se klube angleze kanë bërë kërkesa dhe oferta në adresë të klubit aktual të lojtarit, dhe interesimi në Lojtarin sa vjen e shtohet.
Krasniqi është i ftuar i rregullt nga selektori i Kosova U21 dhe konsiderohet si e ardhmja e mesfushës së Përfaqësueses së Kosovës.
Ai mban rekordin e debutuesit më të ri në moshë (14) në ligën elitare profesionale të mbretërisë, si dhe ka përfaqësuar grupmoshat e reja me Norvegjinë.
























