Cana përgëzon Lirim Zendelin për fitoren në Formula 3
BKT
Sport

Cana përgëzon Lirim Zendelin për fitoren në Formula 3

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, e ka përgëzuar pilotin shqiptar, Lirim Zendeli, për triumfin në garën e Belgjikës në Formula 3.

“Është fitore”, ka shkruar Cana në postimin e tij, duke e shoqëruar me një imazh të 20 vjeçarit nga Shkupi, njofton KK.

Kujtojmë se Zendeli është bërë piloti i parë shqiptar që ka fituar një garë në Formula 3.

Kjo është fitorja e parë për 20 vjeçarin, kurse Belgjika ishte gara e shtatë sivjet në këtë kategori.