E ardhmja e Guardiolës varet nga një futbollist
BKT
Sport

E ardhmja e Guardiolës varet nga një futbollist

Manchester City po punon që të bëjë goditjen e shekullit.

“Qytetarët” duan të afrojnë Lionel Messin sipas asaj që shkruan Daily Mail dhe po përgatitet për rinovimin e kontratës së trajnerit Pep Guardiola.

Numri një i Cityt është futur në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet në fund të edicionit të ardhshëm. E ardhmja e Guardiolës varet shumë nga afrimi apo jo i argjentinasit.

Pep ndodhet në Spanjë për të folur me Messin. Ai do të rinovojë nëse marrëveshja me argjentinasin do të arrihet, pasi sulmuesi do të qëndrojë të paktën 2 vite në Angli.