11:58 / 31.08.2020
Neymar vazhdon qëndrimin te PSG,nuk ka asnjë dilemë për largimin e tij
“Dua të pushoj dhe të rikthehem në finale”, ky është titulli i “PSG le Mag” dhe fjalët janë të brazilianit Neymar, i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive në revistën e mësipërme.
“Dua të pushoj dhe të rikthehem në finale”, ky është titulli i “PSG le Mag” dhe fjalët janë të brazilianit Neymar, i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive në revistën e mësipërme.
Sulmuesi lëshon kështu një mesazh të qartë në lidhje me të ardhmen e tij. Ai nuk do të largohet nga PSG, ku sezonin e fundit fitoi titullin kampion dhe Kupën e Francës.
Gjithsesi peng i ka mbetur humbja e finales së Champions League dhe Neymar dëshiron të rikthehet në finale dhe ta fitojë trofeun prestigjioz.























