Një muaj paraburgim të dyshuarve për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Një muaj paraburgim të dyshuarve për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, të hënën, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve me iniciale M.B., S.TH. dhe P.M. në kohëzgjatje prej një muaji.

Kjo për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media të gjykatës në fjalë, ku thuhet se masa e paraburgimit do të llogaritet prej 27 gushtit e deri më 26 shtator, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.1. pika 1.1 dhe 1.2 në lidhje me pikën 1.2.2 të KPPRK-së, sepse kemi të bëjmë me substanca narkotike që dyshohet të jenë të llojit – kokainë, të cilat janë gjetur gjatë kontrollimit të automjetit të tipit “VW-Jeta”, nga Policia e Kosovës në posedim të pandehurve të përgatitura në qese plastike për shitje, substanca këto të cilat sipas ligjit mbi barnat narkotike dhe substanca psikotropike dhe prekursor bëjnë pjesë në tabelën 1/,-bimët, barnat narkotike dhe substancat psikotropike me rrezikshmëri të lartë që nuk kanë përdorim në mjekësi dhe veterinë, veprimtaria e të cilave është e ndaluar në Kosovë.”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi