09:38 / 01.09.2020
PSG e huton të gjithë botën: `Përshëndetje Leo
Paris Saint-Germain ka dashur të hutojë të gjithë botën me një postim në rrjetet sociale, duke përfituar nga rrëmuja e krijuar për shkak të lajmit të bujshëm të largimit të Lionel Messit.
Parisianët, me një postim dhe shkrim interesant, donin të përfitonin nga situata dhe të merrnin vëmendje, për t’i hutuar tifozët.
Në një postim në ‘Twitter’, ekipi francez publikoi një GIF me mesazhin “Përshëndetje Leo”. Natyrisht, mendja iu shkoi të gjithëve te Leo Messi, por fjala ishte për argjentinasin tjetër, Leandro Paredes, i cili u shfaq duke qeshur.























