Afro 800 persona të arrestuar gjatë gushtit për vepra të ndryshme penale

Afro 800 persona të arrestuar gjatë gushtit për vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës (PK), gjatë muajit gusht, ka arrestuar 776 persona në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raporteve 24 orësh të PK-së, personat e arrestuar kanë të bëjnë për vepra të ndryshme penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas të dhënave të PK-së, nga 776 persona të cilët janë arrestuar, 457 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Kurse, bëhet e ditur se 58 persona prej të arrestuarve janë dërguar në vuajtje të dënimit. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi