Nikson Memaj, një tjetër përforcim tek FC Prishtina
Minuta më parë Klubi Futbollistik “Prishtina” prezantoi Mërgim Pefqelin dhe Donat Hasajn.
Kurse tashmë kryeqytetasit kanë prezantuar edhe futbollistin Nikson Memaj.
Memaj së fundi ka luajtur në futbollin kroat, kurse më parë ishte pjesë e K.F. Gjakova dhe K.F. Vëllaznimi para kalimit të tij në futbollin kroat tek Hajduk Split.
Më poshtë e keni njoftimin e klubit për sulmuesin e ri:
Memaj rikthehet nga futbolli kroat në Kosovë te Prishtina
Prishtinë, 02 shtator 2020 – Nikson Memaj (sulmues i krahut), futbollisti I talentuar nga Gjakova, kthehet nga futbolli kroat ne atë kosovar. Memaj ishte pjesë e K.F. Gjakova dhe K.F. Vëllaznimi para kalimit të tji në futbollin kroat tek Hajduk Split, ku kaloj dy vite e gjysmë, për tu kthyer tek Prishtina.
Memaj: “Jam kthyer te Prishtina sepse më ka pelqyer projekti i klubit, ambiciet që klubi i ka si në Kosovë po ashtu edhe në garat evropiane më pëlqejnë shumë dhe sigurisht mua nuk më tremb konkurrenca. Unë jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurrencën në ekip, mendoj se jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe pikërisht për këtë gjë kam ardhur për të lënë gjurmë në klubin më të madh në Kosovë. Në klub kam hasur në përkrahje të madhe si nga futbollistët , po ashtu edhe nga stafi teknik. Tifozët e Prishtines “Plisat” mund të presin angazhim maksimal nga unë, si dhe shpresoj që në fund ti bëjmë krenar me trofe , sepse Plisat e meritojnë këte”.























