20:41 / 02.09.2020
Kroos këshillon Messin: Shko te Manchester City
Toni Kroos ka inkurajuar Leo Messin të largohet nga Barcelona.
Mesfushori i Real Madridit madje i ka sugjeruar argjentinasit edhe ekipin e ri, pikërisht Manchester Cityn.
Në një prononcim për podkastin “Einfach mal Luppen”, Kross tha: “Largimi i Messit nga Barcelona, do të thotë që Barcelona do humbasë një armë. Nuk mendoj se Messi do vijë tek Real Madridi. Nëse lojtarë të tillë luajnë për kundërshtarët, nuk i cilësojmë të këqija këto largime”.
Më pas ndër të tjera, mesfushori gjerman mendon se opsioni më i mirë për Messin është ribashkimi me Guardiolën tek Manchester City.
Kroos e cilëson Messin si një ndër lojtarët më të mirë në botë, por pas Ronaldos.























