Hysaj: Jam në formë, e rëndësishme ta nisim me fitore!
Elseid Hysaj, kapiteni i kombëtares kuqezi ishte i pranishëm në konferencën për shtyp nga Minsku sëbashku me trajnerin Edoardo Reja, në prag të sfidës së Nations League ndaj Bjellorusisë që do të zhvillohet të premten në mbrëmje.
Hysaj foli për një sërë temash që përfshinë ambientin e kombëtares, duke prekur edhe çështjen e formës atë të skemës si dhe objektivin në grup dhe për ndeshjen ndaj Bjellorusisë.
Kthimi pa 9 muajve: U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin.
Tërheqja e Bashës së Mavrajt: Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme.
Prurje e reja: Mendoj se kemi të rinj të talentuar dhe mendoj se mund të ecim shumë me ta. Me të rinjtë po mundohemi ti fusim në grupin tonë dhe po ju japim një dorë për tu ambientuar me Kombëtaren. Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë. Janë të rinj dhe e kuptojnë futbollin he po futen në grupin tonë.
Forma e Kombëtares: Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Kjo do të jetë problemi jonë, pasi forma fizike nuk është e duhura.
Rreshtimi: Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren. Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol.
Objektivat në Nations League: E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë.























