Moldavia-Kosova, ja parashikimi i Krasniqit e Munishit
RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Parma kundër Moldavisë nis misionin e ri në Ligën e Kombeve, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” në duelin e parë të këtij edicioni, do të ndeshen me skuadrën moldave në Parma, në sfidën që luhet pa tifozë për shkak të pandemisë.
Kosova do të paraqitet pa sulmuesin kryesor Vedat Muriqin, i cili për shkak të një lëndimi nuk iu bashkua skuadrës sonë.
Trajneri i njohur në futbollin tonë, Ramiz Krasniqi në emisionin “Dardanët” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), beson se skuadra jonë do të ketë paraqitje të mirë. Tekniku prishtinas beson se Kosova do ta fitojë sfidën me Moldavinë, edhe pse ai e pranon se situata me pandeminë ka sjellë pak a shumë probleme, sepse janë mbajtur vetëm dy stërvitje para ndeshjes me Moldavinë. Krasniqi ‘vajton’ mungesën e Vedat Muriqit.
“Paraqitja e skuadrës ka qenë e lartë. Një stërvitje e vetme është problematike, por këta luajnë bashkë që një kohë dhe 90 për qind e tyre kanë qenë titullar”, tha Krasniqi.
“Është një lojtar që është lokomotiva e Kombëtares sonë Muriqi, i cili nuk luan. Është një futbollist i cili është i frymëzuar që të luajë deri në sekondën e fundit të ndeshjes, dhe lojtarë të tillë janë të veçantë, megjithatë, mendoj se Bernard Challnades ka ditur të komponojë ekipin përballë një skuadre si Moldavia që nuk ka treguar formë të mirë ndeshjeve të fundit, por presim që Challandes e ka përgatitur lojën mirë dhe ta fitojmë ndeshjen”, theksoi Muriqi.
Ndërkaq, Ismet Munishi, një tjetër trajner i njohur i futbollit tonë, mendon duhet të jetë një organizim më i mirë në situata çfarë është pandemia, sepse sipas tij, disa lojtarë nuk do të luajnë kundër Greqisë për shkak se kur të kthehen rrezikonin të futën në karantinë. Munishi mendon se edhe sfida me Greqinë ka mundur të luhet jashtë Kosovës, në mënyrë që lojtarët të kenë më të lehtë t’i bashkohen skuadrës. Megjithatë, tekniku prishtinas është i bindur se Kosova do ta fiton ndeshjen, madje, ai thotë se është i lumtur që në formacionin e skuadrës sonë, është përfshirë është Leart Paqarada, i cili luan tek St.Paul.
“Tash përballemi me sfida organizative në këtë kohë pandemie. Të punohet më shumë në aspektin e organizmit, sidomos kjo vlen për lojën me Greqin që disa lojtarë nuk mund vijnë, sepse rrezikojnë do të futën në karantine kur të kthehen në klubet e tyre. Edhe ndeshja me Greqinë është dashur të luhet jashtë si në Itali apo Zvicër për shkak të lojtarët do ta keni më lehtë të vinin të luanin për Kosovën”, tha Munishi.
“Kombëtarja duhet të shërbej të rris optimizmin tek populli, dhe unë shpresoj se sonte do të fitojmë, sepse edhe formacioni më bindi. Sonte skuadra jonë do të ketë paraqitje të mirë, sidomos më gëzoi rikthimi i Leart Paqaradës, që është një lojtar që ka kreditë të jashtëzakonshëm, sepse ai luan në tek St. Paul. Formacioni po më pëlqen shumë, edhe pse nuk luan Muriqi”, pohoi Munishi.
Ndeshja Moldavia-Kosova nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK.























