Ballkani prezanton ish kapitenin e Prishtinës
BKT
Sport

Ballkani prezanton ish kapitenin e Prishtinës

Padyshim njëra nga lëvizjet më të bujshme në futbollin kosovar gjatë këtij afati kalimtar, ishte transferimi i Armend Thaqi, i cili e la FC Prishtinën për t’iu bashkuar Ballkanit.

Thaqi që te FC Prishtina barte shiritin e kapitenit vendosi të ndërrojë ambient për t’u bashkuar me ekipin e Ismet Munishit.

Ballkani e kishte zyrtarizuar mbrojtësin kosovar ditë më parë, por vetëm sot e ka prezantuar me fanellë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani ka konfirmuar se Thaqi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

“Të dashur tifozë

E kemi paralajmëruar para disa ditësh, sot zyrtarizuam bashkëpunimin më anësorin Armend Thaqi për dy vite të ardhshme.

Na priftë e mbara super Thaqi ”.