19:16 / 04.09.2020
Këto janë fjalët e para të Xhemajlit si lojtar i Sunderland-it
Skuadra e njohur angleze, Sunerland ka zyrtarizuar transferimin e Arbenit Xhemajlit.
Mbrojtësi i Kosovës ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin anglez, raporton GSH.
Xhemajli pas transferimit ka thënë edhe fjalët e para tek klubi i ri.
“Ndihem shumë mirë që kemi firmosur marrëveshje me Sunderland. Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj. Kam pasur disa biseda pozitive me menaxherin dhe nga sa kam parë, besoj se do të kemi një sezon të suksesshëm”, tha ai.























