Anglia e fortë për Kosovën
Kombëtarja e Kosovës në futboll U21, i ka bërë ballë Anglisë U21, vetëm në pjesën e parë të lojës, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” dhe ‘Tre Luanët’ u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2021, sfidë të cilën e fituan mysafiret më rezultat bindës prej 0-6
Skuadra anglez e dominoi lojën, edhe pse në fraksionin e parë “Dardanët” nuk u thyen.
Mirëpo, në pjesën e dytë të këtij, dueli anglezët treguan forcën e tyre të vërtetë.
Anglia e cila tashmë ka siguruar kualifikimin në Evropianin e ardhshëm, ishte skuadër shumë më e fortë në 45-të minutëshin e dytë, duke shënuar gjashtë gola, madje, vetëm brenda 21 minutave, mysafirët e dërguan katër herë topin në rrjetën tonë.
Het trik në këtë ndeshje shënoi ylli i Arsenal, Eddie Nketiah, i cili gjeti rrjetën në minutat 51’, 55’, dhe 60’, kurse, tri golat tjera u shënuan nga Nelson, në minutën e 66’ të takimit, Sessegnon 82′ dhe Bellingham 85′.
Skuadra jonë në pjesën e dytë të kësaj sfidë, ishte tejet e dobët, dhe më lojën që shfaqen të rinjtë tonë, mbetet për të punuar shumë në mënyrë që të ngitemi në nivel më të lartë. /RTKLive/























