Cikalleshi shtang Bjellorusinë
BKT
Sport

Cikalleshi shtang Bjellorusinë

Shqipëria ka kaluar në avantash 1-0 falë golit të Sokol Cikalleshit ndaj Bjellorusisë.

Kuqezinjtë janë dominuesë dhe të qetë teksa disa herë i janë afruar portës së vendasve.

U dash një goditje nga jashtë zonës e sulmuesit kavajas Cikalleshi, i ndihmuar nga një devijim i vogël i Kejdi Bares që topi të tundte cepin e majtë të portës së Aleksandr Gutor.

Shqipëria po luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, teksa pas 3 ditësh kthehet për të luajtur ndaj Lituanisë në ”Air Albania Stadium”.