Kombëtarja e Shqipërisë niset nga Minsku për në Tiranë
BKT
Sport

Kombëtarja e Shqipërisë niset nga Minsku për në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Në Minsk, djelmoshat e Edi Rejës u përballën me Bjellorusinë mbrëmë (e premte).

Shqipëria e fitoi këtë ndeshje me rezultat të pastër, 0:2 dhe e nisi me këmbë të mbarë edicionin e ri.

Në mëngjesin e sotëm, Kombëtarja shqiptare është nisur nga Minsku në Tiranë.

Në Tiranë, kuqezinjtë do të vijojnë me përgatitjet para se të përballen me Lituaninë të hënën (7 shtator).

“Kuqezinjtë nisen nga Minsku për në Tiranë. Mirëardhshi krenaria e Shqipërisë”, ka shkruar Federata Shqiptare e Futbollit në “Facebook”.