Nuk është në planet e Pirlos, Juve largon një tjetër futbollist
BKT
Sport

Nuk është në planet e Pirlos, Juve largon një tjetër futbollist

Sami Khedira do të jetë i larguar i radhës nga Juventusi.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e trajnerit Pirlo dhe dëmtimet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit të vendosin largimin e tij.

Mediat italiane kanë zbuluar se e ardhmja e tij mund të jetë në Amerikë ose Katar pasi ka disa skuadra që janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Pas Matuidi, Juventusi do të largojë një tjetër mesfushorë e këtë herë është radha e gjermani Sami Khedira.

Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë dëshira e vetë lojtarit me zyrtarizimin që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim.