“Greqia është më e forte dhe më me përvojë”
Gazetari grek nga “Gazzetta.gr” Pol Papadopoulos, e sheh Greqinë favorite në ndeshjen me Kosovën e cila zhvillohet mbrëmjen e të së dieles.
“Greqia ka një ekip më solid dhe është favoriti i kësaj loje. Greqia është më e fortë dhe më me përvojë. Greqia ka tri fitore radhazi, në ndeshjet e saj të fundit zyrtare dhe duket se po bëhej gjithnjë e më e mirë. John Van 't Schip mori lojtarë të rinj për skuadrën në këtë kohë. Fytyra të reja si Rota, Tzolis dhe Svarnas”, ka thënë ai.
Sipas tij, Greqia ka lojtarë jashtëzakonisht të rrezikshëm, duke përmendur mbrojtësin e majtë të Liverpool, Kostas Tsimikas dhe Dimitris Limnios nga PAOK. “Gjithashtu Kostas Fortounis është kthyer. Një lojtar i rëndësishëm për ekipin e Greqisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, Van 't Schip dhe ekipi i tij kanë treguar se ata studiojnë shumë mirë kundërshtarët e tyre. “Të mos harrojmë se Kosova ka luajtur me ekipe si Anglia dhe Suedia, por nuk është një skuadër që grekët nuk dinë sit ë luajnë kundër saj. Kosova është mjaft e fortë në fushën e saj, por Greqia ka më shumë përvojë dhe mund të përballet me rrethana të tilla. Nëse më kërkohet mendimi për përfundimin e ndeshjes, atëherë do të thoja barazim ose fitore e Greqisë”, ka thënë Papadopoulos.























