Kosova-Greqia, shpaloset flamuri shqiptar
BKT
Sport

Kosova-Greqia, shpaloset flamuri shqiptar

Përballja me Greqinë nuk ka mundur t’i shpëtojë as ndjesive patriotike në Kosovë.

Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, aty ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptar në një ndërtesë pranë stadiumit.

Për t’i dhënë më tepër shtysë kësaj sfide, tifozët në Kosovë japin mesazhin se Greqia sot do të përballet me dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën.

Kujtojmë që tifozët e Kosovës kanë ndezur atmosferën para sfidës me kombëtaren helene.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes do të kërkojnë medoemos fitoren ndaj Greqisë pas barazimit me Moldavinë 1-1.