15:39 / 06.09.2020
CR7 kapet “mat” në tribunë, përgjegjësja e sigurisë nuk e fal
Me rastin e ndeshjes të Portugalisë së tij kundër Kroacisë, Cristiano Ronaldo ka qenë spektator në tribunë.
Ka qenë një spektakël i bukur për yllin e Juventus-it, duke parë se Portugalia ka fituar 4-1 pavarësisht mungesës së tij, por CR7 ka qenë protagonist i mbrëmjes edhe pse nuk ka luajtur.
Ronaldo nuk ka mundur të zbresë në fushë për shkak të një problemi në këmbë dhe ka qenë i detyruar ta ndjekë sfidën nga tribuna.
Telekamerat kanë kapur një moment në të cilin përgjegjësja e sigurisë e UEFA-s i ka tërhequr vëmendjen sepse nuk kishte vënë maskën kundër Covid-19.
Kampioni i Juventus është bindur menjëherë pa bërë fjalë.























