Mësohet koha e arritjes së Muriqit në Romë
Gjithçka është mbyllur dhe ka mbetur vetëm ardhja në Romë për t’u prezantuar.
Vedat Muriqi do të jetë lojtari më i ri i Lazios. Drejtori Igli Tare ka arritur marrëveshjen me Fenerbahcen për 17.5 milionë euro, plus 2 të tjerë në formë bonusesh, me klubin turk, që mban 5% të kartonit të sulmuesit.
Agjenti i sulmuesit, Shkumbin Qormemeti ditën e djeshme takoi presidentin e klubit turk, Ali Koç në selinë e Fenerbahces ku mbylli detajet e fundit.
Për momentin Muriqi ndodhet në Kosovë, ku ndodhet për të festuar martesën e motrës së tij dhe pritet që të martën të niset drejt Italisë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.
Në Itali duket se do e presin shumë ngrohtë yllin e Kosovës, me mediet, që i kanë dedikuar disa shkrime, duke treguar rreth jetës së tij të vështirë gjatë luftës së Kosovës me Serbinë, deri në arritjen e majave si futbollist.
Muriqi ka besim të madh në vete dhe pritet të punojë fort për të zënë një vend titullari te të kaltrit.























