Greqia e fortë për Kosovën
BKT
Sport

Greqia e fortë për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës në futboll, është mundur nga Greqia, me rezultat 1-2, sonte në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” dhe grekët u përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja e jonë e cila u paraqit pa disa nga lojtarët kryesor përfshirë edhe Vedat Muriqin e Milot Rashicën, nuk u tregua ekip i denjë për të ndal skuadrën greke.

Grekët mjaft e mirë e nisen lojën dhe vetëm pas tre minutave përmes Dimitrios Limnios ndëshkuan skuadrën tonë, duke kaluar në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat ju drejtuan zhveshtoreve.

Edhe fillimi i fraksionit të dytë ishte i keq për skuadrën tonë, pasi që Dimitris Siovas në minutën e 51-të dyfishoi avantazhin e skuadrës greke në 0-2.

Futbollistët tonë nuk kënaqen më lojën që shfaqen sonte, duke mos gjetur assesi formulën për të marr lojën në duart e tyre, edhe pse në finish të ndeshjes, lojtarët tonë bën presion të madh drejt portës mysafire.

Por krejt çfarë bëri skuadra jonë ishte goli i nderit të cilin e shënoi rezervisti Bernard Berisha në minutën e 82-të.

Përfundimisht pas barazimit me Moldavinë tri ditë më parë, Kosova pëson disfatë në duel me Greqinë, kjo e fundit tani ka katër pikë pasi kishte barazuar me Slloveninë (0-0).

Kombëtaren tonë me 8 tetor e pret ndeshja më e madh në historinë tonë, kundër Maqedonisë së Veriut në sfidën që çon në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve. /RTKLive/