Sokoli: Reja trajner me përvojë, shihet dora e tij te kuqezinjtë
BKT
Sport

Sokoli: Reja trajner me përvojë, shihet dora e tij te kuqezinjtë

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli mendon se ardhja e trajnerit italian Edi Reja e ka ndryshuar dukshëm lojën e Kombëtares së Shqipërisë.

Në bazë të formacionit që ka vendosur Reja, trajneri kosovar ka thënë se kuqezinjtë sonte me këmbëngulje kërkojnë fitoren.

“Kjo vendosje e trajneri tregon se Shqipëria do të jetë maksimalisht ofanzive dhe do ta kërkojë fitoren. Shqipëria luan futboll shumë të disiplinuar me ardhjen e Rejës. Grupi është shumë kompakt dhe gjatë tërë lojës dhe futbollistët nuk dalin prej filozofisë së trajnerit. Pra, Reja është një trajner me shumë përvojë dhe tashmë shihet dora e tij. Nëse grupi kontrollohet dhe trajneri arrin që lojtarët t’i binden atëherë suksesi nuk mungon”, ka theksuar Sokoli në RTK.