21:39 / 07.09.2020
Mbyllet pa gola pjesa e parë Shqipëri - Lituani
Shqipëria e ka mbyllur baras 0:0 pjesën e parë kundër Lituanisë, ndeshje e cila po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë
“Kuqezinjët” gjatë kishte posedimin e topit por jo edhe rastet, ku në dy raste Strakosha ishte ai i cili shpëtoi Kombëtaren shqiptare pa pësuar gol, së pari në minutën e 10′ gardiani shqiptar bën shpëtmitarin, pas gjujtjes së Kazlauskas, e më pas edhe 38′ Strakosha përsëri protagonist që bën shpëtimtarin, duke i mohuar golin lituanezëve.
Ndërsa rasti i vetëm i Shqipërisë ishte nga Armando Sadiku por tentimi i tij përfundoi jashtë portës.























