Hysaj vetëkritik: Nuk kishim si ta fitonim ndeshjen sepse nuk krijuam raste
BKT
Sport

Hysaj vetëkritik: Nuk kishim si ta fitonim ndeshjen sepse nuk krijuam raste

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka komentuar humbjen e pësuar nga Lituania, si dhe kartonin e tij të kuq.

“Nuk shkoi si duhet sepse nuk krijuam asnjë rast për të shënuar. Ata ishin një ekip që e mbrojtën shumë mirë topin. I vetmi problem që s’kemi filluar me kampionatet ku luajmë dhe kjo ndikoi. Shumë faj kemi vet sepse nuk krijuam asnjë rast për të shënuar dhe s’kishim si ta fitojmë ndeshjen. Kartoni? Mund ta kuptoj të parin, por të dytin nuk e kuptoj se ishte një simulim i qartë i kundërshtarit. Shpresoj se dy ndeshjet e tetorit do të jenë më të mira sepse të gjithë lojtarët do të fillojnë me klubet e tyre dhe do të jenë më të përgatitur", ka theksuar Hysaj, raporton RTKlive.