10:54 / 09.09.2020
Zjarri “zhduk” kampin e refugjatëve në Moria
Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga “qyteti kamp” i 13,000 refugjatëve dhe migrantëve në Moria të Greqisë. Mëngjesi i kësaj të mërkure nxori në dritë shkatërrimin dramatik.
Mediat greke thonë se strukturat akomoduese të administratës dhe infrastruktura e identifikimit nuk ishin djegur, por Shërbimi i Azilit dhe pajisjet e tij ishin djegur plotësisht.
Dëmtime ka edhe në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe në njësinë e kondicionimit të ajrit, e cila u dhurua nga qeveria holandeze.























