Pele e uron në këtë mënyrë Ronaldon
BKT
Sport

Pele e uron në këtë mënyrë Ronaldon

Legjenda e futbollit, braziliani Pele e ka uruar Cristiano Ronaldon për tejkalimin e 100 golave me Portugalinë.

36-vjeçari shënoi dy herë në fitoren 2-0 të portugezëve ndaj Suedisë, në Ligën e Kombeve, për të arritur shifrën mbresëlënëse të 101 golave me kombëtaret.

Ronaldo tani është vetëm 8 gola larg rekordit botëror në këtë drejtim, që mbahet nga legjenda iraniane, Ali Daei.

Pele, i cili vetë shënoi 77 gola për Brazilin, ishte i shpejtë në përgëzimin që i bëri yllit të Juventusit.

“Mendova se do të festonim 100 gola sot. Por në të vërtetë ishin 101!

Urime @Cristiano, ndërsa ju shtyj të arrini lartësi të reja në udhëtimin tuaj”, – shkroi Pele në Twitter.

Ronaldo u përshkrua kohët e fundit nga Pele si “sportisti modern, i cili iu tregon të gjithëve se suksesi vjen gjithmonë tek ata që janë të përkushtuar dhe e duan atë që bëjnë”.

Legjenda braziliane, gjithashtu, ka zbuluar më parë se beson që Ronaldo është lojtari më i qëndrueshëm aktual: “Tani për tani mendoj se Cristiano Ronaldo është lojtari më i qëndrueshëm, por nuk mund ta harrosh Lionel Messin”.

Kur u pyet nëse ai ishte më i mirë se Ronaldo dhe Messi, 79-vjeçari u përgjigj: “Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Unë jam pyetur shumë here për këtë. Ne nuk duhet të harrojmë Zico dhe Ronaldinho. Njerëzit gjithmonë flasin për lojtarët evropianë si Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff. Nuk është faji im, por mendoj se isha më i mirë se të gjithë. Do të jetë vetëm një Pele. Nuk do të jetë askush tjetër si unë”.